Foto: Facebook/Remusica
Festivali ‘ReMusica’ mbylli edicionin e 20-të
Me koncertin e mbrëmshëm “The French Touch” nga Theo Fouchenneret dhe Pierre Fouchenneret, është mbyllur edicioni i 20-të i festivalit “ReMusica”.
Artistët francezë, Pierre Fouchenneret në violinë dhe Théo Fouchenneret në piano, interpretuan vepra të autorëve të njohur botëror.
Edicioni i sivjetmë është hapur me interpretimin e sopranos së njohur, Elbenita Kajtazi.
Sopranoja Kajtazi nën shoqërimin e pianistes Camille Lemonnier, interpretoi veprat e Strauss, Liszt, Chopin, Gjergj Kaqinarit, etj.
Gjatë këtij edicioni të këtij festivali, performuan edhe artistë tjerë të njohur shqiptarë dhe të huaj, si: Merita Rexha – Tërshana, Kaltrina Miftari, Tringa Sadiku, Ilir Bajri, Asasello String Quartet, Holger Maik – Mertin.
“Rewind forward” ishte tema e sivjetme e festivalit “ReMusica”.
Për shkak të situatës me Coronavirus dhe masave të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë, edicioni këtij festivali është mbajtur online.