Shkolla Fillore Elena Gjika. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Një shkollë në Fushë-Kosovë kalon në mësim online
23.1.2022 - 19:39
Në vazhdën e shkollave që nga nesër do ta zhvillojnë mësimin sipas skenarit C apo online është edhe shkolla “Idriz Ajeti” (aneks i shkollës fillore “Mihal Grameno”) në Fushë-Kosovë.
Vedimi është marrë për shkak të numrit të madh të nxënësve dhe personelit të shkollës të infektuar me COVID-19.
“Ky vendim është nxjerrë nga Task-forca në nivel të shkollës, dhe në koordinim të plotë me Drejtorinë Komunale për Arsim”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë.
Ditëve të fundit numri i i rasteve me coronavirus në Kosovë është rritur në masë të madhe.
www.kallxo.com