Foto: Burst

BE - qytetarëve të saj: Punoni nga shtëpia për ta mposhtur Putinin

Bashkimi Evropian, u ka kërkuar qytetarëve të saj që të ngasin më pak makina, të reduktojnë ajrin e kondicionuar dhe të punojnë nga shtëpia tre ditë në javë, për të reduktuar varësinë nga energjia ruse.

Masat, të hartuara me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë, do t’i kursenin një familjes 450€ në vit, raporto BBC.

Blerja e energjisë nga Rusia ndihmon në mbështetjen e ekonomisë së saj dhe financimin e luftës në Ukrainë.

Por Evropa ka thënë se nuk mund të gjejë furnizime alternative, ndaj po u kërkon qytetarëve të rregullojnë stilin e tyre të jetesës.

Plani me nëntë pika, i titulluar “Të luaj rolin tim”, u kërkon qytetarëve të ngasin më pak makinën, duke përdorur transportin publik ose duke punuar nga shtëpia tre ditë në javë.

Gjithashtu BE u ka bërë thirrje qytetarëve që:

Të ngroni më pak shtëpitë në dimër dhe të ulini kondicionerin në verë;

Të vozisin më ngadalë në autostrada, me kondicionerin e makinës të fikur, gjë që përdor më pak karburant;

Të përdorin trenin në vend të fluturimit;

Të udhëtojnë me transport publik, në këmbë ose me biçikletë.

BE gjithashtu u bën thirrje qyteteve të promovojnë të dielat pa makina, siç bëjnë tashmë disa.

“Përballë skenave të tmerrshme të vuajtjeve njerëzore që kemi parë pas pushtimit rus të Ukrainës, njerëzit në Evropë duan të ndërmarrin veprime”, tha Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i IEA.

“Ky udhëzues ka hapa të lehtë për t’u ndjekur, të cilët me pak ose aspak shqetësim nga ana jonë mund të zvogëlojnë fluksin e parave për ushtrinë ruse dhe të na ndihmojnë të vendosim në një rrugë drejt një planeti më të pastër dhe më të qëndrueshëm”, tha ai më tej.

IEA llogarit se nëse çdo qytetar do të ndiqte rekomandimet e saj, mund të kursente 220 milionë fuçi naftë çdo vit, të mjaftueshme për të mbushur 120 supertankera si dhe  do të kursente gjithashtu 17 miliardë metra kub gaz, të mjaftueshëm për të ngrohur afro 20 milionë shtëpi.

Në mars, BE njoftoi një plan për ta bërë bllokun të pavarur nga importet ruse të energjisë deri në vitin 2030.

Por, ministri gjerman i Energjisë, Christian Lindner i tha BBC-së të mërkurën se do të ishte e pamundur të ndalohej menjëherë importi i naftës.

Raporti rekomandon gjithashtu që qytetarët të konsiderojnë investimin në izolimin e shtëpisë, termostatet inteligjente dixhitale dhe makinat dixhitale, të cilat të gjitha mund të ndihmojnë në reduktimin e përdorimit të karburanteve fosile./BBC