Qytetarët tashmë mund të pajisen me certifikatën e evidencës penale nga shtëpia
Këshilli Gjyqësor i Kosovës në një projekt të përkrahur nga Bashkimi Evropian ka prezantuar sot platformën online të Sistemit Qendror të Evidencës Penale për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale.
Finalizimi i këtij projekti gjashtë vjeçar do t`u mundësoj qytetarëve të vendit që të nxjerrin certifikatën e gjendjes penale nga shtëpia apo zyra duke u qasur online, brenda disa minutave, pa pasur nevojë të shkojnë fizikisht në Gjykatë.
Për realizimin e kësaj platforme u tha se u bë një punë e madhe pasi që evidenca penale e të gjithë personave të dënuar qysh prej vitit 1999 e deri më tani ka kaluar nga regjistrat fizik në atë digjital.
Në këtë ceremoni të përurimit u tha se evidenca gjatë gjithë kohës do të përditësohet me të dhëna të reja.
Shërbimin mund ta merrni duke klikuar në LINK