Foto-ilustrim

Detaje se si u trafikua viktima me probleme mendore për 10 muaj rresht në Ferizaj

Një vajzë në Ferizaj me aftësi të zvogëluara mendore është trafikuar nga një person i dyshuar për 10 muaj rresht.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast ka arrestuar të dyshuarin, i cili kishte shfrytëzuar dhe kishte manipunuar me viktimën, duke e trafikuar me persona të ndryshëm në lokacione të ndryshme që nga muaji shkurt – deri në muajin nëntor.

Në lidhje me këtë rast, janë shoqëruar edhe gjashtë persona të tjerë, një prej tyre shtetas i Shqipërisë, nën dyshimet për shërbime seksuale të viktimës së trafikuar.

Viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore në QPS në Ferizaj dhe është vërtetuar se e njëjta ka mbetur shtatzënë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa gjashtë të dyshuarit e shoqëruar janë liruar në procedurë të rregullt.