Ilustrim

Detaje: Rusëve të arrestuar në Leposaviq u ishte ndaluar hyrja në Kosovë

KALLXO.com raportoi se dy shtetas rusë janë arrestuar mëngjesin e ditës së djeshme në fshatin Sharpej të Komunës së Leposaviqit.

KALLXO.com mëson se dy shtetasit rus janë bashkëshortë.

Burimet e KALLXO.com tregojnë se të dy të dyshuarit janë munduar të hyjnë në Kosovës përmes pikës kufitare Jarinje por nuk kishin arritur.

Ata kanë vazhduar përmes rrugëve ilegale që të futeshin në territorin e Kosovës e më pas janë kapur nga organet e rendit në fshatin Sharpej të Komunës së Leposaviqit.

Sipas burimeve dy të dyshuarit kanë thënë se kanë ardhur nga Kopaoniku por në fakt kishin ardhur nga Mali i Zi.

Gjithashtu burimet tregojnë se të njëjtit do të dërgohen në Gjykatë e më pas do të deportohen në vendin e tyre.

Arrestohen dy shtetas rusë për hyrje ilegale në Kosovë