Pika kufitare Kosovë- Serbi në Jarinjë - Foto: KALLXO.com

Arrestohen dy shtetas rusë për hyrje ilegale në Kosovë

Mëngjesin e djeshëm policia ka arrestuar dy shtetas të Rusisë në fshatin Sarpel, të Komunës së Leposaviqit.

Policia ka sqaruar se të dyshuarit një grua dhe një burrë janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit me veturën e tyre me targa të Malit të Zi e kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Me vendim të këtij të fundit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa është konfiskuar edhe vetura me të cilin kishin udhëtuar.