Detaje nga rrahja mes disa personave në Pejë

KALLXO.com raportoi më herët për një rrahje mes disa personash që ka ndodhur në Pejë.

Siç shihet në videon e publikuara nga KALLXO.com, fillimisht një person ka goditur një person tjetër, duke e sharë dhe duke e kërcënuar me thikë.

Personi i sulmuar kërkon ndihmë nga disa kalimtarë. Më pas ndërhyjnë disa të rinj dhe e largojnë personin e dyshuar nga i sulmuari.

Të njëjtit më pas shihen duke e grushtuar dhe duke e shkelmuar personin që paraprakisht e kishte sulmuar viktimën dhe e kishe kërcënuar me thikë.

Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se disa prej personave të përfshirë janë në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.

Një nga personat që është duke kryer dënimin është edhe viktima, i cili në video shihet se është sulmuar nga disa persona.

Siç mësohet, video është bërë para disa kohëve.

Në anën tjetër, lidhur me incidentin, KALLXO.com ka pyetur edhe Policinë Kosovës në Pejë.

“Kemi angazhuar patrulla për identifikimin e rastit” – ka thënë për KALLXO.com Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Pejës.

Rrahje mes disa personash në Pejë