Dështon në dy raundet e para zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit komunal të Prishtinës
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Kuvendit komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, nuk ka arritur të zgjidhet kryetar në raundin e parë dhe të dytë, ani pse Partia Demokratike e Kosovës, Nisma dhe Lëvizja për Bashkim, ia kishin dhënë votat për.
Kupina, në dy raundet e votimit i ka marr vetëm 25 vota për, ndërsa për tu zgjedhur kryetar i duhen së paku 26 vota.
Kupina i ka siguruar 14 vota nga LDK-ja, 9 vota nga PDK-ja, një votë nga Nisma dhe një nga Lëvizja për Bashkim.
AAK dhe AKR e kanë lëshuar sallën gjatë votimit. Kurse, Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë kuorumin por nuk ka marr pjesë në votim.
Votimi për kryetar të asamblesë komunale mund të shkojë deri në 3 runde, nëse nuk arrihen votat e duhura, asambleja shkon në zgjedhje.