Deri tani, 4 nxënës dhe 31 mësimdhënës të infektuar me COVID-19 në Prizren

Në shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Prizrenit katër nxënës dhe 31 mësimdhënës rezultojnë të infektuar me COVID-19.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Krenare Koqi, Shefe e Kabinetit të kryetarit të komunës.

“Për nxënës, deri më tani kemi vetëm 4 nxënës që janë identifikuar me rezultatin pozitiv, që nga fillimi i vitit shkollor. Në lidhje me numrin e mësimdhënësve të infektuar, ju njoftojmë se sipas informatave që kemi nga Task Forcat e shkollave, që nga fillimi i vitit shkollor prej 174 mësimdhënësve të testuar, 31 prej tyre kanë rezultuar pozitiv”, ka thënë Koqi.

Në komunën e Prizrenit, 36 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta punojnë sipas skenarit A, 12 SHFMU punojnë sipas skenarit B, kurse tri SHFMU sipas skenarit A+B.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, në kohë pandemie, Skenari A është për mësim fizik në shkolla, skenari B – mësimi i kombinuar dhe skenari C – mësimi online nga platforma të ndryshme.