Deputetja britanike: Radojçiq e pranoi fajin për sulmin në Kosovë, por mbetet i lirë në Serbi

Deputetja Kearns ka thënë se Millan Radojçiq ka pranuar fajin për sulmin terrorist në Kosovë dhe ende mbetet i lirë në Serbi.

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka thënë se prej dy javësh, lideri i grupit terrorist, Millan Radojçiq ka pranuar fajin për sulmin terrorist në Kosovë dhe ende mbetet i lirë në Serbi.

“Tashmë kemi dy javë që kur Radoiçiq e pranoi fajin për sulmin në Kosovë, ku u vra një oficer policie. Ai mbetet i lirë në Serbi”, ka shkruar Kearns.

Ajo ka thënë se nuk ka pasur pasoja për Serbinë pavarësisht “glorifikimit” të terroristëve me një ditë zie, duke e përshkruar si një akt i qartë përshkallëzimi.

Millan Radojçiq, udhëheqësi kryesor i grupit terrorist që e sulmuan Policinë e Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

Fillimisht, ai u ndalua për 48 orë në Serbi, për t’u liruar pastaj me disa kushte qesharake, që kanë të bëjnë me ndalimin e daljes nga shteti dhe ndalimin hyrjes në Kosovë./ Dukagjini