Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deputeti i LVV-së pyet ish-ministrin se cila ka qenë arsyeja kryesore që dështoi 'Kosova C'

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka pyetur ish ministrin e energjetikës, Ethem Çeku se përse dështoi Kosova C.

Çeku në komisionin hetimor parlamentar për energji deklaroi se kjo ndodhi si shkak i largimit të idesë së 1,000 megawatëve, gjë që shkaktoi largimin e konsorciumeve nga Kosova.

“Arritëm t’i sjellim 4 konsorciume, por u heq ideja e 1,000 megawatit, u kthye ideja në 500 megawat e ato koncersiume u larguan një nga një nga Kosova. Për ngjarjet tjera nuk jam kompetent, por me aq sa kam përcjellë, ata shprehën pakënaqësi për kapacitetet e reja dhe u larguan nga Kosova”- u përgjigj Çeku.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike ka  intervistuar  anëtaret e bordit të KEK-ut, për periudhën 2006-2008.

Ish-ministri Çeku: Kemi pasur problem me inkasimin, qytetarët nuk e paguanin rrymën