Deputeti i LDK-së ngre dyshime për manipulimin e votimit online për shkarkimin e Vjosa Osmanit

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka ngritur dyshime në lidhje me formën e votimit për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat e LDK-së.

“Vendimi i skandaloz për kinse shkarkimin përmes email të Vjosa Osmanit nga organet drejtuese të LDK-së, i inicuar nga njerëzit pa legjitimitet qytetar, paraqet vetëm një manipulim interneti e asgjë më shumë”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Sipas tij, votimi përmes email-it është një vendim mashtrues dhe frikacak.

“Votimi i përmes email është një vendim mashtrues dhe frikacak si gjithmonë i disa njerzëve që skanë guxim qytetar të maten e thirren si pronarë të LDK-së . Këta se kanë problem edhe ti manipulojnë rezultatet”, tha ai.

“Ekziston mundësia që rezultatet i këtij sondazhi Online mund të jenë manipuluar, prandaj ska vlerë as juridike as obligativ për askënd. Ne dhe secili aktivistë i LDK-së do e konsiderojnë këtë vetëm si një sondazh pavlerë, derisa ky vendim të mos mirret konform rregullave demokratike”, ka thënë në fund Avdyli.

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së LDK-së.

Mustafa këtë e ka kërkuar përmes një letre të cilën e ia ka drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij,në të cilën ka kërkuar që Avdullah Hoti të marrë pozitën e nënkryetarit në vend të Vjosa Osmanit.

Isa Mustafa kërkon që Vjosa Osmani të shkarkohet nga pozitat në LDK, e propozon Hotin në vend të saj