Debati për Novobërdën - LIVE

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Novobërdës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Ata përballë Jeta Xharrës do të japin përgjigje se si do të menaxhojnë me pandeminë COVID-19, cilat janë planet e tyre për arsim, ambient, kulturë, siguri publike dhe tema të tjera.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Novobërdës: Abdyl Gashi nga LVV dhe Bajrush Ymeri nga LDK. Në garë për të parin e Novobërdës janë edhe Sasa Milosevic nga Lista Srpska dhe Selatin Nuhiu nga PDK por të njëjtit nuk kanë ardhur në debat.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Novobërdës: Ervenita Isufi dhe Shqipe Mustafa nga LDK dhe Kaltrina Zeqiri dhe Lumturije Salihu Ramadani nga LVV.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Pas përfundimit të debatit për Novobërdën do të shfaqet edhe intervista me kandidatin për kryetar të Mamushës nga KDTP, Abdylhadi Krasniq. 

Kundërkandidatët e tjerë të Krasniq nuk kanë qenë pjesë e DebatPernime.

Kandidatët për kryetar të komunës së Mamushës janë: Abdylhadi Krasniq nga KDTP; Arif Bytyq nga KATP; Iljaz Bajraktar – kandidat i pavarur dhe Riza Kryezi nga IE.

Krasniq përballë Jeta Xharrës do të përgjigjet se si do të menaxhojë me pandeminë COVID-19, cilat janë planet e tij për arsim, ambient, kulturë, siguri publike dhe tema të tjera.