Gjykimi i Aganit dhe Shabanit në rastin 'stenta 1'
Dalin para gjykatës Ferid Agani e Gani Shabani, për rastin e njohur si “Stenta1”
Në Gjykatën e Prishtinës, ka filluar seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani dhe ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani, në të cilën ka filluar të dëshmojë doktori dhe ish drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës Curr Gjocaj.
Kujtojmë se në seancën e kaluar kryetari i trupit gjykues Kujtim Krasniqi, duke u bazuar në ligj, pati ndaluar publikimin e deklaratave të dëshmitarëve, deri në përfundim të kësaj çështjeje penale.
Ferid Agani dhe Gani Shabani akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.
Prokuroria pretendon se ata i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat “IMH” në shumën prej 4,050,958.00 euro dhe spitalit privat “EDA” në shumën prej 504,595.00 euro, apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës.
Ndalohet publikimi i deklaratave të dëshmitarëve në rastin ‘Stenta 1’