Elona ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Që nga shtatori i vitit 2020, ajo është angazhuar në BIRN, fillimisht si praktikante, në pozitën e Monitorueses së gjykatave për rajonin e Prishtinës.
Para se të punojë në BIRN është marrë me aktivizëm në të drejtat e njeriut, respektivisht me fokus në drejtësi tranzicionale. Poashtu gjatë studimeve, ka qenë praktikante në organizatën YIHR-KS.
Tani është duke ndjekur studimet posdiplomike Master në Fakultetin Juridik në drejtimin Penalo-Juridik.