COVID-19 preku dy foshnje dhe 25 gra shtatzëna

Nga marsi i këtij viti ku edhe u paraqit rasti i parë i infektuar me coronavirus në Kosovë, 25 gra shtatzëna janë infektuar nga kjo pandemi. Nga këto raste, dy foshnje ishin infektuar gjithashtu.

“Janë trajtuar 25 foshnje nga nënat me test Covid pozitiv, prej tyre dy kanë rezultuar pozitiv të cilat kanë ardhur nga shtëpia në ditën e 14 dhe në ditën e 11 të jetës”, tha drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci për KALLXO.com.

Drejtori tutje tregoi se në këtë tetë mujor të këtij viti 5 mijë e 56 foshnje kanë ardhur në jetë.

“Nga 1 janari deri më 1 Gusht 2020 kanë lindura 5 mijë e 56 foshnje, në shërbimin intensiv dhe gjysmë intensiv të Klinikës së Neonatologjisë janë trajtuar 801 foshnje, prej tyre mbi 400 janë trajtuar ato që kanë lindur në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike ndërsa të tjerat janë referime nga Spitalet Regjionale”, tregoi tutje Gojnovci.

Kujtojmë se COVID-19 ka prekur mbi 1200 persona nga personeli shëndetësorë, prej tyre 494 janë mjekë dhe 200 prej tyre janë ende aktive me coronavirusi, ndërsa  shtatë mjekë të tjerë kanë vdekur si pasoj e COVID-19.

Në total në Kosovë janë të infektuar mbi 12 mijë persona nga SARS- CoV-2.

Mbi 1,200 profesionistë shëndetësorë të infektuar me COVID-19