Ilustrim

Mbi 1,200 profesionistë shëndetësorë të infektuar me COVID-19

Tash e pesë muaj, mbi 12 mijë qytetarë të Kosovës janë infektuar me coronavirus, ndrsa rreth 10 përqind e të prekurve janë mantelbardhët, të cilët që nga dita e parë kanë qenë në vijën e parë të frontit për t’u dalë në ndihmë pacientëve.

Oda e Mjekëve të Kosovës thotë se mbi 1200 profesionistë shëndetësorë rezultojnë të infketuar nga COVID-19, prej tyre 200 janë raste aktive.

“Sa i përket profesionistëve shëndetësor në nivel vendi janë mbi 1200 profesionistë shëndetësorë të infektuar me Covid 19, ku prej tyre janë 494 mjekë të infektuar, nga të cilët 200 mjekë janë ende raste aktive”, thanë në një përgjigje për KALLXO.com

Shtatë doktorët Fadil Zuka, Ali Tolaj, Sylejman Rexhepi, Lulzim Kolgjeraj, Kujtim Zarari, Feti Hetemi dhe Burim Krasniqi, nuk arritën të të mbijetojnë këtë virus dhe për pasojë kanë vdekur.

Në Kosovë janë të infektuar me COVID-19 12 mijë e gjashtë persona, prej tyre 7 mijë e 929 janë shëruar dhe 438 të tjerë kanë vdekur.

Shtatë mantelat e bardha që nuk do të vishen më