Ilustrim

Coronavirusi në Itali, rritet numri i të vdekurve, bie numri i të infektuarve

Italia ka regjistruar numrin më të madh të të vdekurve brenda 24 orëve që nga shfaqja e coronavirusit në këtë vend.

Sipas autoriteteve italiane, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 475 persona.

Megjithatë, në këtë ditë të rëndë është edhe një lajm i mirë. Numri i të infektuarve ka shënuar rënie të ndjeshme.

Në 24 orët e fundit është raportuar për 2,648 të infektuar me virusin Covid-19, për dallim nga 4 ditët e fundit kur regjistroheshin 3,500 të infektuar në ditë.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali me coronavirus është 31,506.

Italia në ditët më të rënda, për 3 ditë mbi 1,000 të vdekur nga coronavirusi

Sipas studimeve pritet që pandemia COVID-19 të arrijë kulmin ditën e enjte apo të premte në Itali, kur edhe besohet se do të rritet numri i përgjithshëm i të infektuarve, ndërsa nga java e ardhshme mund të pritet rënie e rasteve të reja duke marrë parasysh masat që ka ndërmarrë Qeveria Italiane.