Ilustrim

Çmime të njëjta të derivateve edhe sot në Kosovë

Njëjtë si dje nafta në Kosovë do të shitet edhe sot, 1.79 euro për litër. Kjo sipas çmimit maksimal të lejuar të shitjes të përcaktuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ndërsa çmimi maksimal i lejuar i benzinës është 1.76 euro dhe i gazit 0.78 euro.

Sipas vendimit, çmimet e lartë cekura vlejnë për datën 5 korrik 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.