Hashim Thaçi, President i Kosovës. Foto: Atdhe Mulla

Çka kishte thënë Thaçi kur ishte pyetur nëse do të japë dorëheqje pas një aktakuze nga Prokuroria e Specializuar?

Sot, Zyra e Prokurorit të Specializuar ngriti aktakuzë ndaj Presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Njoftimi për aktakuzë ndaj presidentit Thaçi vjen vetëm tri ditë para se ai të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Kosovës, në një takim me ftesë të Richard Grenell, të dërguarin e Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Nuk dihet nëse ky takim do të realizohet pas ngritjes së aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ditë më parë, Presidenti Thaçi tha se nuk do të japë dorëheqje në rast se ftohet nga Specialja për intervistim nga Specialja.

“Unë evlia nuk jam me ditë a intervistohem apo jo, po nëse intervistohem, nëse me vjen ftesa do t’i përgjigjem si të gjithë bashkëluftëtaret, do t’i përgjigjem pozitivisht. As ndërmend nuk e kam (të jap dorëheqje), pse me dhanë dorëheqje? Intervistimi është krejt normal. Pse me shku te shpija, shkelje kushtetuese nuk është, shkelje ligjore jo, i akuzuar nuk je. Nëse më vjen ftesa do t’i përgjigjem pozitivisht, do të jetë transparente. Atje nuk shkon Presidenti, presidenca, por shkon qytetari”, kishte thënë Thaçi në televizionin T7.

Në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar thuhet se Thaçi e Veseli akuzohen për vrasjen e 100 serbëve, shqiptarëve, romëve dhe kundërshtarëve politikë.

Prokuroria e Specializuar aktakuzë ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit

www.kallxo.com