Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Cilësia e ajrit në Prishtinë, e pranueshme

Ajri sot në Prishtinë është i cilësisë mesatare.

Kështu tregojnë të dhënat e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë për matjen e ndotjes së ajrit.

Sipas matësve, indeksi i ndotjes është 97 AQI apo cilësia e ajrit është e pranueshme.

AQI  “mesatare” është prej 51 deri 100. Në këtë rast, cilësia e ajrit konsiderohet e pranueshme. Sidoqoftë, disa ndotës mund të shkaktojnë shqetësime mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

.