Burri nga Kosova dhe gruaja nga Shqipëria arrestohen për trafikim me njerëz

Të dyshuar për trafikim me njerëz, një burrë nga Kosova dhe një grua nga Shqipëria janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

A.K., 45-vjeçar dhe R.K., 35-vjecare u arrestuan pas hetimeve intensive që policia thotë se i ka kryer në koordinim me Prokurorinë e Pejës, pas pranimit të informacioneve.

Policia thekson se i ka identifikuar dy viktima.

“Lidhur me rastin me vendim të prokurorit kompetent personat e dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa viktimat e përfshira në rast u janë nënshtruar procedurave për trajtim të viktimave të trafikimit” – tha Policia përmes një komunikate për media.

Ky rast është hetuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Policisë së Kosovës.