Foto: Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës

Britania ka frikë se Rusia mund të jetë duke përgatitur terrenin për të përdorur armë kimike

Britania dhe ShBA kanë frikë se Rusia mund të jetë duke përgatitur terrenin për të përdorur armë kimike në Ukrainë pasi zyrtarët e Kremlinit pretenduan se ShBA-ja kishte mbështetur një program të armëve biologjike në vend, raporton The Guardian

Zyrtarët perëndimorë thanë në një konferencë të mërkurën “ne kemi arsye të mira për t’u shqetësuar për përdorimin e mundshëm të armëve jokonvencionale” nga Rusia, duke reflektuar përvojën e përdorimit të armëve kimike gjatë luftës civile siriane.

Shqetësimi u ngrit pjesërisht për shkak se Ministria e Jashtme e Rusisë ishte angazhuar në “krijimin e skenës” duke bërë “pretendime të rreme” në lidhje me një program të armëve biologjike që vepron brenda Ukrainës.

Të mërkurën, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se Rusia kishte dokumente që tregojnë  se ShBA-ja kishte mbështetur një program të armëve biologjike në Ukrainë, që përfshin murtajën, kolerën dhe antraksin.

Uashingtoni dhe Kievi mohuan  pretendimet, duke thenë se ishin “absurde”.

Zyrtarët perëndimorë kanë bërë vazhdimisht paralajmërime për përdorimin e mundshëm nga Rusia të armëve veçanërisht vdekjeprurëse gjatë dy javëve të fundit, siç janë bombat vakuum termobarike të cilat shkaktojnë dëme të rënda në trupin e njeriut për shkak të intensitetit shpërthyes.

Paralajmërime të tilla të profilit të lartë nga perëndimi janë  të dizajnuara për të pasur efekt parandalues, po aq sa bazohen në çdo vlerësim se armë të tilla do të përdoren në të vërtetë.

Rusia ka treguar një gatishmëri të dukshme për të shënjestruar civilët në qytetet ukrainase si Kharkiv dhe Mariupol, pasi pushtimi i saj fillestar ishte i ngadalshëm në përparim.

Sulmet e drejtpërdrejta ndaj civilëve ose infrastrukturës civile konsiderohen krime lufte. Zhvillimi, prodhimi, grumbullimi dhe përdorimi i armëve kimike është i ndaluar nga një traktat ndërkombëtar i nënshkruar nga 193 vende.

Armët kimike megjithatë janë përdorur në të paktën 17 raste gjatë luftës civile në Siri, sipas Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), e cila ka akuzuar regjimin e mbështetur nga Rusia të Bashar al-Assad se qëndron pas disa sulmeve te profilit të lartë.

Përgatiti: Ardita Zeqiri