Ilustrim

Boeing humb sërish në ajër një pjesë të aeroplanit

Sërish ka pasur një problem me aeroplanët e tipit Boeing. Një aeroplan pasagjerësh i United Airlines humbi gjatë fluturimit një pjesë mbuluese nga pjesa e trupit të aeroplanit. Aeroplani ishte 25 vjet në funksionim.

Humbja e një pjese nga trupi i aeroplanit u vu re vetëm pas zbritjes së aeroplanit në pistë, një zbritje që nuk u shoqërua me probleme, sipas informimeve. Por gjatë fluturimit nga San Franciso për në Oregon, SHBA, aeroplani Boeing i tipit 737-800 i shoqërisë United Airlines humbi një pjesë mbuluese nga trupi i aeroplanit. Por mungesa e kësaj pjese u vu re pas zbritjes së sigurtë dhe sipas planit të aeroplanit në Aeroportin Ndërkombëtar, Medford, tha drejtoresha e aeroportit, Amber Jud. Më parë “Rogue Valley Times” kishte publikuar foto ku shihej mungesa e një pjese mekanike. Pjesa e humbur ndodhej në pjesën e poshtme të aeroplanit, aty ku bashkohen krahët e fluturimit dhe trupi i aeroplanit, sipas agjencisë së lajmeve, AP. Ky aeroplan ishte prej 25 vjetësh në Avion Boeing787 Dreamliner i Shoqërisë së fluturimit, Latam Airlines, ku më 12 mars 2024 u krye zbritje pas humbjes së papritur të lartësisë, me lëndime të disa pasagjerëve. Edhe ky rast po hetohet, sipas Boeing.

Gjiganti i prodhimit të aeroplanit, ndodhet nën presion që nga janari, ku një pjesë e kabinës së tipit 737 Max u shkëput në mes të fluturimit mbi shtetin Oregon. Sipas autoritetit amerikan të fluturimit, NTSB pas hetimeve të para në fragmentin e shkëputur nga trupi i aeroplanët mungonin katër vida përforcuese.

Në aeroplanin Boeing prej 25 vjetësh të përdorur nga United Airlines duhet të luajë një rol më të madh kontrolli teknik dhe konsumimi i materialeve se prodhimi. United Airlines bëri të ditur zbardhjen e defektit. Edhe Administrata Federale e Aviacionit në SHBA, FAA do të hetojë rastin. /DW.com