Ilustrim

Bie brenda një grope në një vendpunishte, lëndohet një burrë

Një burrë ka marrë lëndime trupore pasi ka rënë brenda një grope në një vend punishte në Vushtrri.

Policia ka njoftuar se rasti është regjistruar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Ngjarja kishte ndodhur ditë më parë ndërsa njoftimi për këtë rast është bërë në raportin sot të policisë.

KA qenë një grua që ka njoftuar se në një gropë në një vend punishte në afërsi të hekurudhës ka rënë një burrë.

Ky i fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Rasti sipas policisë është nën hetime.