Foto: CNN

Biden: Lufta me Rusinë duhet të përfundojë përpara se NATO të shqyrtojë anëtarësimin e Ukrainës

Në një intervistë ekskluzive për CNN, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se Ukraina nuk është ende gati për anëtarësim në NATO, duke potencuar se lufta e Rusisë në Ukrainë duhet të përfundojë përpara se aleanca të konsiderojë shtimin e Kievit në radhët e saj.

Biden tha se derisa diskutimi për anëtarësimin e Ukrainës në NATO ishte i parakohshëm, SHBA dhe aleatët e saj në NATO do të vazhdojnë t’i ofrojnë presidentit Volodymyr Zelensky dhe forcave të tij sigurinë dhe armatimin që u nevojiten për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Biden këtë intervistë e dha përpara udhëtimit të tij njëjavor në Evropë, ku përfshihet një samit i NATO-s në Lituani ku lufta e Rusisë në Ukrainë dhe shtytja e Zelenskit për anëtarësimin në NATO do të jenë ndër çështjet kryesore gjatë mbledhjes.

“Unë nuk mendoj se ka unanimitet në NATO në lidhje me futjen apo jo të Ukrainës në familjen e NATO-s tani, në këtë moment, në mes të një lufte,” tha Biden. “Ne jemi të vendosur të marrim përsipër çdo centimetër territori që është territor i NATO-s. Është një angazhim që ne të gjithë e kemi bërë pa marrë parasysh. Nëse lufta po vazhdon, atëherë të gjithë jemi në luftë”- tha Biden.

Biden tha se ka folur me Zelenskyn gjatë për këtë çështje, duke thënë se ai i ka thënë presidentit ukrainas se SHBA do të vazhdojë të sigurojë siguri dhe armatim për Ukrainën, siç bën për Izraelin.

Të premten, Shtëpia e Bardhë njoftoi se SHBA-ja po i dërgonte Ukrainës municione thërrmuese për herë të parë, një hap i ndërmarrë për të ndihmuar në forcimin e municioneve të Ukrainës.