Bibliotekat e shkollave të Lipjanit furnizohen me mbi 43 mijë libra

Komuna e Lipjanit ka njoftuar për furnizimin e bibliotekave të shkollave me mbi 43 mijë libra ku përfshihen 517 tituj të ndryshëm.

“43.288 libra për bibliotekat e shkollave të Komunës së Lipjanit. Sot ka filluar furnizimi me libra të ndryshëm për bibliotekat e shkollave në territorin e Komunës së Lipjanit me mbi 517 tituj të ndryshëm,” thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se drejtoresha e arsimit, Elmaze Behluli, ishte e pranishme dhe shprehu se këto libra janë një mundësi e madhe që fëmijët të bëjnë përzgjedhje për të lexuar.

Sipas njoftimit, shpërndarja e këtyre librave do vazhdojë ditëve në vijim.