KFOR

Foto - Afrim Ejupi / Kallxo.com

Betimi i Atiqit, KFOR: Sigurinë në veri do ta bëjë Policia e Kosovës

Me rastin e betimit të kryetarit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe situatës në përgjithësi, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka thënë se sigurinë do ta bëjë Policia e Kosovës.

Në një përgjigje për KALLXO.com, KFOR-i ka thënë se vazhdon të monitorojë situatën dhe të mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për të përballuar çdo skenar të mundshëm, duke pritur që institucionet në Kosovë ta trajtojnë situatën në mënyrë efikase.

“Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e EULEX-it, UNMIK-ut, OSBE-së, institucioneve në Kosovë dhe Organizatave të Sigurisë së Kosovës” – thuhet tutje.

Po ashtu është thënë se misioni i udhëhequr nga NATO mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Në një seancë solemne, kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq pritet që të jap betimin sot.

Atiq në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, si kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar 553 vota.

Sot pritet betimi i kryetarit të ri të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq