Foto: Volodymyr Zelensky / facebook

BE e miraton pakon e saj të 13-të të sanksioneve kundër Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka reflektuar mbi humbjen e Avdiivka për forcat ruse duke e vënë theksin tek progresi i Ukrainës në rimarrjen e kontrollit mbi disa pjesë të rajonit të Kharkiv dhe sigurimin e rrugëve të grurit.

Në anën tjetër, Zelenskiy e ka shprehur pakënaqësinë me ritmin e ngadaltë të ndihmës perëndimore, duke theksuar nevojën për veprim më të shpejtë për të kapërcyer pengesat burokratike.

Zyrtarët perëndimorë e vërejnë angazhimin e vazhdueshëm të Vladimir Putinit për të kontrolluar Ukrainën, pavarësisht mungesës së një strategjie të qartë afatmesme. Sanksionet vërehet se po ndikojnë ndjeshëm në aftësitë ushtarake të Rusisë.

BE e ka miratuar paketën e saj të 13-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke targetuar subjekte dhe individë të tjerë. Kjo përfshin masa kundër kompanive kineze, turke dhe indiane për të ndihmuar Rusinë, së bashku me sanksionet ndaj Koresë së Veriut për furnizimin me raketa balistike. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se marrëveshja do ta shkurtojë më tej “qasjen e Rusisë në dronët”.  

Raportet e ndryshme sugjerojnë thellimin e bashkëpunimit ushtarak midis Iranit dhe Rusisë, me Iranin që dyshohet se furnizon Rusinë me raketa balistike, megjithëse të dyja vendet refuzojnë të komentojnë. Irani i ka ofruar Rusisë një numër të madh raketash balistike tokë-tokë, kanë thënë gjashtë burime për Reuters, duke thelluar bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve të sanksionuara nga SHBA. Ministria e mbrojtjes e Iranit dhe Garda Revolucionare – një forcë elitare që mbikëqyr programin e raketave balistike të Iranit – nuk ka pranuar të komentojë raportin e Reuters. Ministria ruse e mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, e ka vënë theksin tek mbështetja për Ukrainën në konflikt, ndërkohë që presidentja e Komisionit të BE-së von der Leyen zotohet të mos punojë me aleatët e Putinit në parlamentin e BE-së.

Andrey Morozov, një bloger i shquar rus pro luftës, thuhet se ka vdekur nga vetëvrasja pas zemërimit për një postim në të cilin ai pretendonte se ushtria ruse humbi 16,000 ushtarë gjatë kapjes së qytetit lindor të Ukrainës, Avdiivka.

Shërbimi rus i BBC-së dhe media mediazona kanë konfirmuar identitetin e rreth 45,000 ushtarëve rusë që vdiqën në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022. Çështja e viktimave ushtarake është jashtëzakonisht e ndjeshme në të dy vendet. Rusia ka ndaluar kritikat për konfliktin dhe asnjë shifër zyrtare nuk është publikuar që nga viti 2022./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala