Bajram Begaj në vizitë dyditore në Kosovë - Policia paralajmëron bllokim të përkohshëm të rrugëve
09.12.2025 - 13:02
Policia e Kosovës ka njoftuar se më datat 09 dhe 10.12.2025, në Kosovë do të qëndrojë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Me këtë rast, Policia thekson se do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.
Në njoftim, thuhet se në intervale të shkurtëra kohore, sipas agjendës, do të bëhet ndërprerje e përkohshme e qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore.
“Mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”- thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Bajram Begaj është President i Republikës së Shqipërisë nga 24.07.2022.