Arrijnë në Kosovë tre policët e liruar nga paraburgimi

Tre policët të cilët janë liruar nga paraburgimi në Serbi kanë arritur në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdare.

Policët janë liruar me vendim të Gjykatës së Kralevës.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate, ndonëse është ndërprerë paraburgimi, procesi ndaj tyre do të vazhdojën pasi iu është konfirmuar aktakuza për armëmbajtje pa leje.

Këto janë pamjet nga Merdare: