Ilustrim

Arrestohet një person pasi kanosi inspektorin komunal, në prezencë të policisë

Një inspektor komunal në Prishtinë është kanosur në prezencë të policisë.

Siç thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit, rasti ka ndodhur të premten në rrugën “18 Prilli” në kryeqytet.

“Viktima mashkull kosovar- inspektor  komunal, ka raportuar se derisa ishte me asistencën e njësitit policor në rrënimin e një objekti, është kanosur nga i dyshuari mashkull  kosovar i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim.