Foto: Ilustrim

Arrestohet një person për sulm ndaj një të miture

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin se ka rrahur një vajzë të mitur.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:00 në Hajvali.

Me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin policor.