Foto: Ilustrim

Aksident mes dy motoçikletave në Sllatinë, dy persona të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot më 26.05.2024 në Sllatinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë dy motoçikleta.

“Sot, më 26.05.2024, rreth orës 16:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Sllatinë). Njësiti policor njofton se në aksident janë përfshirë dy motorë dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore” – tha Krasniqi.

Sipas tij, njësiti policor është duke e trajtuar rastin.