Zjarr në një spital në Delhi, vdesin të paktën gjashtë foshnje të porsalindura

Të paktën gjashtë foshnje të porsalindura kanë vdekur pas një zjarri në një spital në Delhi.

Zjarri shpërtheu të shtunën në mbrëmje (25.05.2024) në një spital në rajonin Vivek Vihar të kryeqytetit indian, raporton BBC.

“Në njësi ishin 12 foshnja”- tha oficeri i lartë i Policisë Surendra Choudhary.

Një tjetër kishte vdekur para se të fillonte zjarri.

Autoritetet thanë se do të ndërmerren veprime ligjore ndaj pronarit të spitalit, i cili ishte arratisur.

Drejtori i departamentit të zjarrfikësve në Delhi, Atul Garg i tha agjencisë së lajmeve Press Trust of India se 14 kamionë zjarrfikës u dërguan për të luftuar zjarrin.

“Zjarri u përhap shumë shpejt për shkak të një shpërthimi të një bombole oksigjeni”- tha ai.