Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Gjilan, një grua dyshohet se u dhunua dhe u grabit derisa ishte duke ecur me djalin e saj të mitur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje me 25.05.2024 një grua dhe djali i saj i mitur derisa ishin duke ecur rrugës janë sulmuar fizikisht nga dy persona të maskuar.

Sipas Policisë, të dyshuari kanë arritur që me forcë të marrin nga viktima stoli ari, si dhe një shumë parash.

Po ashtu, policia ka njoftuar se dyshohet se gruan e kanë dhunuar, ndërsa ndaj djalit të saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime.