Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohet një i mitur në Podujevë, dyshohet se keqtrajtoi seksualisht të miturën

Një person dje me 25.05.2024 ka raportuar në Polici në Podujevë se vajza e tij e mitur ishte keqtrajtuar seksualisht nga një person tjetër, po ashtu i mitur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.