Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Prizren, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50km/h vozitën mbi 100km/h, këto janë masat e shqiptuara nga Policia

Policia e Kosovës më 25.05.2024 ka identifikuar shoferët e dyshuar për mosrespektim të rregullave të trafikut rrugor.

Sipas njoftimit, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka identifikuar shoferët duke drejtuar automjete me shpejtësi 102 km/h.

Të njëjtëve Policia u ka shqiptuar gjoba 300 euro, tri pikë negative dhe gjashtë muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Ndërsa në rastin tjetër në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 129 km/h, i ka shqiptuar gjobë 300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.