Një shtëpi përfshihet nga flaka në Nishor të Suharekës, dyshohet se u godit nga rrufeja

Një shtëpi është përfshirë nga flakët sot më 26.05.2024 në fshatin Nishor të Suharekës.

Zjarri dyshohet se ka ndodhur nga goditja prej rrufesë.

Kështu ka njoftuar Organizata Vullnetare, Zjarrfikësit dhe Shpëtimi, e cila ka thënë se zjarri është lokalizuar pa dëme të mëdha

“Në Fshatin Nishor Suharekë një shtëpi është përfshi nga zjarri, intervenimi shpejt nga zjarrfikësit lokalizon zjarrin pa dëme të mëdha. Zjarri ka ndodhur nga goditja rrufesë”- thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, KALLXO.com ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.