
Arrestohet një person për mashtrim me viza
02.10.2023 - 14:54
Një person është arrestuar para pak minutash në Prishtinë në lidhje me veprën penale të mashtrimit.
I njëjti dyshohet se u premtoi rregullimin dhe sigurimin e vizave disa personave në Ferizaj dhe në vende të tjera të Kosovës.
Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Policia e Krimeve Ekonomike në Prishtinë.
KALLXO.com mëson se i dyshuari është intervistuar nga policia për veprën penale.
Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.
“Po mund të ju konfirmoj se kemi lëshuar edhe vendimin për ndalimin e të dyshuarit për veprën penale të mashtrimit”- tha Jashari per KALLXO.com.