Foto: Ilustrim

Arrestohet një person, dyshohet se i detyroi motrat të kërkojnë lëmoshë

Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka detyruar dy motrat e tij të mitura që të kërkojnë lëmoshë.

Rasti ka ndodhur në rrugën Ismail Qemajli, në  Gjakovë, më 27 dhjetor 2021.

Ndërsa i dyshuari është arrestuar më 11 janar të këtij viti.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.