Ilustrim

Arrestohet një i dyshuari në pikën kufitare në Stanqiq, i gjendet armë

Një person është arrestuar në Stacionin e Pikës Kufitare në Stançiq, të enjten rreth orës 20:30.

I arrestuari po dyshohet për posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në veturë, zyrtarët policorë i kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.