Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar për një rast të dhunimit në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës kanë arrestuar një person nën dyshimin se kishte kryer veprën penale “Dhunim”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja kishte ndodhur në Gjilan më 3 shtator 2023.

Në datën e lartshënuar, sipas policisë, viktima kishte raportuar se i dyshuari duke përdorur identitet të rremë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Në raportin 24 orësh policor, është thënë se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.