Arrestohet një burrë për sulm seksual ndaj një të miture në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje kanë arrestuar një burrë nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar seksualisht një të mitur në Prizren.

Ngjarja është thënë se ka ndodhur në “Rrugën Ali Hadri” në Prizren më datë 7 janar 2024, rreth orës 16:50.

Policia ka thënë se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.