FOTO: Ilustrim

Arrestohet mitrovicasi pasi rrahu gruan dhe vëllain e saj

Një person i dyshuar është arrestuar pasditen e djeshme nga policia në Mitrovicë nën dyshimet për dhunë në familje.

Në bazë të njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan dhe vëllain e saj.

Vëllai i gruas së të dyshuarit sipas policisë ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.