Ilustrim

Arrestohet maqedonasi në Prishtinë, shantazhoi përmes rrjeteve sociale një grua dhe i mori para

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Prishtinë, shtetas i Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Shantazhi”.

Sipas Policisë, maqedonasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale e kishte shantazhuar një grua duke i marrë para.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.