Ilustrim

Arrestohet i dyshuari që tentoi të kalonte kufirin ilegalisht

Një person është arrestuar, pasi ka tentuar të kaloj kufirin Kosovë-Serbi në rrugën alternative.

Në automjetin e shtetasit të Serbisë janë gjetur lloje të ndryshme të mallit dhe pesë bidonë me naftë (5×60 litra).

“Lidhur me mallin i dyshuari posedonte disa kuponë fiskal dhe i njëjti mallin e kishte blerë në Kosovë. Me urdhër të prokurorit kujdestar ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.