Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi konduktorin e autobusit

Polica e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj një konduktori të autobusit në Prishtinë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshje me konduktorin e ka sulmuar të njëjtin duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas njoftimit të Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit.

Po ashtu me rekomandim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite.