Ilustrim

Arrestohet i dyshuari në Prishtinë, i gjendet substancë narkotike në shtëpi

Policia në Prishtinë ka arrestuar dje një person të dyshuar për posedim të narkotikëve.

Të njëjtit në afërsi të shtëpisë i janë gjetur dhe konfiskuar 8 paketime me peshë 12.4 gram me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Ndërsa, gjatë bastisjes në shtëpi i janë gjetur 68.5 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, tre peshore digjitale, një pistoletë me 7 fishekë, dy grinderë për bluarjen e marihuanës, një telefon celular dhe 150 euro para të gatshme.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Besnik Restelica” në kryeqytet.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se gjatë operacionit policor në vendngjarje është paraqitur edhe i dyshuari tjetër te i cili gjatë kontrollit është gjetur 1 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Tutje thuhet se, me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.